Territorialja, Tabaku: PD do të vendosë nëse do të marrë pjesë në komisionin e posaçëm

Territorialja, Tabaku: PD do të vendosë nëse do të marrë pjesë në komisionin e posaçëm

Partia Demokratike pritet të marrë një vendim për pjesëmarrjen në komisionin e posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale. Deputetja Jorida Tabaku njoftoi se Grupi Parlamentar i PD-së do të mblidhet për të diskutuar qëndrimin e opozitës, ndërsa në fokus do të jetë edhe mundësia e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Tabaku kritikoi mënyrën se si është zhvilluar reforma, duke pretenduar se ndryshimet territoriale janë bërë për interesa elektorale dhe jo në funksion të qytetarëve. Sipas deputetes, miratimi i reformës me 85 vota në Kuvend dhe shkrirja e 15 bashkive përbëjnë një proces të njëanshëm. Ajo kundërshtoi gjithashtu paraqitjen e së njëjtës përmbajtje për Komisionin e Reformës Territoriale, duke e cilësuar këtë veprim si mungesë serioziteti ndaj...