‘Territorialja’/ S’ka dakordësi mes PS dhe PD për kalendarin e Kuvendit, Bardhi: S’mund të kalojë pa konsensus
foto ilustruese TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar pa dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për kalendarin e punës së Kuvendit. Opozita ka kundërshtuar përfshirjen e Reformës Territoriale në kalendar. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh kundër projektligjit në kalendar, me argumentin se konsultimet për këtë proces ende nuk kanë përfunduar. Sipas Bardhit, një reformë kaq e rëndësishme nuk mund të kalojë pa konsensusin e saj dhe kërkon që të hiqet nga projektkalendari. “Partia Demokratike është kundër këtij kalendari që keni paraqitur. Ju keni përfshirë për diskutim projektligjin për Reformën Territoriale. Kjo është një çështje e papranueshme për shumë faktorë. Së pari, nuk mund të kaloni një reformë kaq të rëndësishme pa konsensusin e opozitës. Gjithashtu, ju zhvilluat një proces tallës...
Burimi:
zeri.ai