“Territorialja”/ “JO” shkrirjes së Patosit! Aktorë, avokatë e shkrimtarë i drejtohen Kuvendit me LETËR, ja çfarë kërkojnë
foto ilustruese FIER- Një grup intelektualësh të njohur, aktorë, avokatë dhe shkrimtarë, kanë kundërshtuar shkrirjen e Bashkisë së Patosit dhe përfshirjen e saj në Bashkinë e Fierit. Sipas draftit të PS, propozohet: Patos + Fier → Bashkia Fier. Ata janë shprehur kundër këtij propozimit, ndërsa përmes një letre, drejtuar Kuvendit, kërkojnë që të bëhet publike një analizë e plotë dhe e verifikueshme mbi funksionalitetin e Bashkisë Patos. Sipas tyre, është e rëndësishme që të analizohet kapaciteti i saj administrativ, struktura ekonomike e territorit, kostot dhe përfitimet e një bashkimit të mundshëm me Fierin, etj. “Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos. Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj...
Burimi:
zeri.ai