No Image Available

Drogë në qeli? Skandal në burgun e Fierit, ja çfarë gjendet nga kontrollet

Kontrolle nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale janë zhvilluar në burgun e Fierit, ku janë zbuluar doza të dyshuara si lëndë narkotike të llojit hashash. Gjatë verifikimeve në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, agjentët kanë konstatuar praninë e lëndës së dyshuar narkotike. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi sasinë e sekuestruar, vendin konkret ku janë gjetur dozat apo personat që mund të kenë lidhje me rastin. Pritet që verifikimet të vijojnë për të zbardhur mënyrën se si lënda narkotike ka përfunduar brenda burgut dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.