Ambasadori Wendt sjell në Tiranë traditën e ushtrisë amerikane: Punojmë për ta bërë Shqipërinë më të fortë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka prezantuar një traditë të ushtrisë amerikane, të njohur si “Payday Activities”. Nisma është sjellë në ambasadë nga ambasadori amerikan, Eric Wendt, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe frymën e ekipit mes punonjësve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bëri të ditur se aktiviteti u zhvillua për të mirëpritur kolegët e rinj, për të nderuar ata që po largohen nga detyra dhe për të vlerësuar punonjësit që kanë dhënë kontribut përtej përgjegjësive të tyre të zakonshme. Sipas ambasadës, tradita e ka origjinën në ushtrinë amerikane dhe përcjell rëndësinë e unitetit dhe të marrëdhënieve mes kolegëve. Në postim theksohet se traditat që bashkojnë njerëzit kanë qenë pjesë e historisë amerikane që nga Lufta për Pavarësi. Ambasada vlerëson...
Burimi:
ntv.al