“Territorialja”, Balla: Opozita të reflektojë deri të enjten, Presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve

“Territorialja”, Balla: Opozita të reflektojë deri të enjten, Presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se kërkesa për ngritjen e një komisioni të posaçëm për qeverisjen vendore, kompetencat, funksionet, financat dhe rajonet është hera e katërt që prej vitit 2013 që diskutohet dhe miratohet për t’u kaluar në seancë plenare. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se opozita ka marrë pjesë në dy prej komisioneve të mëparshme, ndërsa një tjetër e ka bojkotuar. Ai theksoi se shpreson që opozita të mos bojkotojë edhe këtë herë. Duke komentuar diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar socialist tha se përfaqësuesit e PS-së kanë qenë të pranishëm, ndërsa nga opozita morën pjesë deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deputetja demokrate Jorida...