Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Termometri shënoi 51.6 gradë Celsius, rekord i ri temperaturash në Emiratet e Bashkuara Arabe
👁7738
Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan të premten temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin maj, që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2003. Merkuri u ngjit në 51.6 gradë Celsius, sipas Qendrës Kombëtare për Meteorologji (NCM). Kjo temperaturë u regjistrua në orën 13:45 në Sueihan. Rekordi i mëparshëm, 50.4 pikë, ishte vendosur vetëm një ditë më parë në Abu Dhabi. Në prill, Emiratet përjetuan mot të pazakontë të nxehtë për sezonin, me temperaturën mesatare maksimale që arriti në 42.6 gradë. Autoritetet u detyruan të lëshonin paralajmërime për banorët, duke u kërkuar atyre të pinin shumë ujë dhe të shmangnin aktivitetet...