Tërmeti trondit Shqipërinë/ Mediat e huaja: U ndje në zonat turistike, ja pse po ndodhin lëkundjet

Tërmeti trondit Shqipërinë/ Mediat e huaja: U ndje në zonat turistike, ja pse po ndodhin lëkundjet

Nga Isabella Boneham, National World Tërmeti me magnitudë 4.2 goditi mëngjesin e sotëm (e martë, 24 qershor) 8 km larg Shijakut në Shqipëri. Shijaku është një qytet dhe bashki në qarkun e Durrësit, i vendosur në Shqipërinë qendrore-perëndimore. Tërmeti ndodhi në orët e para të mëngjesit, në 4:04, dhe ndikoi gjithashtu në pika të njohura pushimesh. Dallgët sizmike u ndjenë në Bullgari, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Shërbimit Gjeologjik në SHBA, rajoni i Mesdheut “është sizmikisht aktiv për shkak të përplasjes drejt veriut të pllakës afrikane me atë euroaziatike përgjatë një kufiri të ndërlikuar pllakash”. Tërmetet historikisht kanë shkaktuar dëme të mëdha në Greqinë qendrore dhe jugore, Qipro, Sicili, Kretë, deltën e Nilit, Libinë...