Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Tërmetet nuk e lënë të qetë Greqinë. Një tjetër lëkundje është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Patra. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,9 I shkallës rihter, me një epiqendër 25 kilometra nga qyteti i Patrës. Deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar. Pak javë më parë, me mijëra tërmete u regjistruan në Santorini, por fatmirësisht pa të lënduar.
Burimi: Sot.com.al