Tërmeti shkund Greqinë në mesnatë, panik te banorët

Tërmeti shkund Greqinë në mesnatë, panik te banorët

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar para pak mesnatës në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët, një pjesë e të cilëve braktisën shtëpitë e tyre. Lëkundja me magnitudë 6 Rihter u regjistrua në Karpathos, në rajonin e ishujve Dodekanezë. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme apo të lënduar, teksa disa paslëkundje me magnitudë më të vogël u regjistruan më vonë.
Burimi: Javanews.al