Tërmeti shkund Greqinë, lëkundja me magnitudë 4.7 ballë 

Tërmeti shkund Greqinë, lëkundja me magnitudë 4.7 ballë 

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, u regjistrua mesditën e të enjtes në Messinia në veriperëndim të Kalamatës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit u regjistrua 11 kilometra në veriperëndim të Mesinës. Ndërsa thellësia ishte 23 kilometra. Sipas raportimeve tërmeti u ndje në disa zona përreth.