Tërmeti shkatërrues, publikohen pamjet si shkërmoqen shkëmbinjtë në Gadishullin  Kamchatka

Tërmeti shkatërrues, publikohen pamjet si shkërmoqen shkëmbinjtë në Gadishullin Kamchatka

Nderkohë në  Ishujt Kuril të Rusisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Qyteti kryesor në ishuj, porti i peshkimit Severokurilsk, u godit nga disa valë cunami dhe u përmbyt, shkruan Sky News. Ishujt ndodhen në jug të Gadishullit Kamchatka, i cili ishte epiqendra e tërmetit. Valë që kalonin tre metra të larta goditën Severokurilskun, thanë zyrtarët. Ishujt janë një pikë mosmarrëveshjeje me Japoninë, e cila pretendon të drejta territoriale mbi katër prej tyre. Bashkimi Sovjetik i pushtoi ishujt në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Mosmarrëveshja i ka penguar vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje./ Earthquake magnitude 8.8 in Kamchatka...