Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tërmeti me magnitudë 8.8 në Paqësor, valët e cunamit mbërrijnë në Kaliforni, vendasit dhe turistët në Hawaii braktisin masivisht zonat bregdetare
Valët e para të cunamit u regjistruan në Kaliforni, SHBA, dhe më konkretisht në Crescent City, në veri të shtetit, pranë kufirit me Oregonin. Sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), u regjistrua një valë prej rreth 30 centimetrash, ndërsa së shpejti priten valë të tjera. Qyteti ndodhet përgjatë një shtrirjeje prej 160 km të bregdetit të Kalifornisë Veriore që është nën një paralajmërim për cunami, niveli më i lartë i alarmit. Kjo zonë ka rrezik të shtuar për shkak të gjeomorfologjisë së saj të veçantë nënujore, e cila, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, ka...