Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tërmeti me magnitudë 8.8 në Paqësor, centrali bërthamor i Fukushimës evakuohet nga frika e Cunamit
Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës, në Japoninë lindore, u evakuuan pas një paralajmërimi për cunami, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Rusisë. Lajmi u konfirmua nga kompania operatore TEPCO. “Ne kemi evakuuar të gjithë punëtorët dhe stafin tonë,” deklaroi një zëdhënës i TEPCO-s për agjencinë AFP, duke shtuar se “nuk është vërejtur asnjë anomali” në funksionimin e termocentralit. Aktualisht, në centralin bërthamor Fukushima Daiichi janë duke u zhvilluar punime për pastrimin dhe çmontimin e objekteve, një proces që pritet të zgjasë për dekada, pas katastrofës së rëndë të vitit 2011. Atëherë, një tërmet shkatërrimtar...