Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të Rihterit ka goditur rajonin e Kalkidhikisë në Greqi. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në jugperëndim të Paliourit në zonën e Kasandras, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Sipas burimeve, deri tani nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.
Burimi: Sot.com.al