Tërmet politik në SPD-në gjermane: Bärbel Bas jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

Tërmet politik në SPD-në gjermane: Bärbel Bas jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

Në Gjermani, një tërmet politik ka tronditur Partinë Socialdemokrate (SPD). Bärbel Bas është tërhequr nga detyrat e saj si bashkëkryetare e partisë dhe ministre e Punës në qeverinë e Friedrich Merz. Në një reagim në Instagram, politikania e ka justifikuar vendimin me arsye personale, duke bërë të ditur se po përballet me një humbje familjare që ka nevojë ta përballojë dhe ta përpunojë emocionalisht. Megjithatë, ajo ka përmendur edhe sulmet ndaj saj nga aleatët e Unionit (CDU/CSU). “Të dashur shokë dhe shoqe, të dashur kolegë dhe kolege, sot po ju drejtohem me një mesazh shumë personal”, shkroi Bas. “Pas vdekjes së vajzës së bashkëshortit tim nga një martesë e mëparshme, kam kuptuar se kam nevojë për kohë për të përballuar zinë. Dua t’i jap vetes...