Tërmet politik në Nismën Thurje/ Këshilltari i Korçës “braktis” Shabanin: U zhduk pastërtia!

Tërmet politik në Nismën Thurje/ Këshilltari i Korçës “braktis” Shabanin: U zhduk pastërtia!

Kriza e thellë politike dhe përçarja që po kalojnë krerët e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, reflektohet edhe tek strukturat e partive. Largohet nga Nisma Thurje këshilltari bashkiak i Nismës Thurje në Bashkinë e Korçës, Klajdi Pllaha. Lajmin e ka konfirmuar vetë i zgjedhuri vendor nëpërmjet një mesazhi të postuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook. Teksa flet për idealet për të cilat hyri në politikë dhe në këtë parti, ai shpjegon se po për shkak të idealeve po largohej prej saj, si pasojë e sherreve që kishin lindur së fundmi mes drejtuesve të koalicionit,...