No Image Available

TËRMET NË SHTET/ Shefja e SHISH nën masë sigurie, SPAK godet edhe emra të tjerë të lartë

SPAK ka kërkuar dhe GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe pezullimin e saj nga detyra. Në të njëjtën dosje janë kryer kontrolle edhe ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ndërsa mbetet ende pa u bërë publike akuza konkrete që ka çuar SPAK te drejtuesit e dy strukturave kryesore të sigurisë në vend… Një zhvillim i paprecedentë prek drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, pas kërkesës së paraqitur nga SPAK. Krahas masës së sigurisë, ndaj Hysenit është vendosur edhe pezullimi nga ushtrimi i detyrës. Hyseni drejton SHISH-in që prej vitit 2023. Masa ndaj saj krijon një precedent për...