Tërmet në Kosovë/ Zgjatet e rëndohet përplasja Hoti-Osmani: Ka shkatërrruar shtetin

Tërmet në Kosovë/ Zgjatet e rëndohet përplasja Hoti-Osmani: Ka shkatërrruar shtetin

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pas deklaratës së saj në konferencë për media në të cilën e quajti “personin më jorelevant”. Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se Osmani e ka problemin dikund tjetër. “Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së. Pesë vite demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa”, ka shkruar...
Burimi: ntv.al