Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen pranë kufirit me Shqipërinë

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ndodhej 5 kilometra në lindje të Paramithisë, një zonë pranë kufirit greko-shqiptar, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën lëkundjen të ndjeshme në sipërfaqe. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar deri në këto momente. Megjithatë, tërmeti është ndjerë në disa zona të veriut të Greqisë dhe në Shqipëri.
Burimi: Syri.net