“Tërmet” në bursat ndërkombëtare pas “luftës” me tarifat Trump-Kinë, “zhyten” edhe ato europiane

“Tërmet” në bursat ndërkombëtare pas “luftës” me tarifat Trump-Kinë, “zhyten” edhe ato europiane

Bursa e Nju Jorkut u hap me rënie edhe sot, teksa investitorët shfaqeshin të shqetësuar për hakmarrjen e vendosur nga Kina ndaj breshërisë së tarifave nga presidenti amerikan Donald Trump. Që nga ora 17:10, mesatarja industriale Dow Jones ra me 2.75%, indeksi i teknologjisë Nasdaq u ul me 3.49% dhe S&P 500 ra me 3.31%. Sesioni i djeshëm ishte më i keqi për Nasdaq që nga marsi 2020. S&P 500 shënoi rënien e tij më të madhe që nga qershori 2020. Rënia e sotme është për faktin se “shqetësimet vazhdojnë për tarifat e shpallura nga Trump” por edhe “për përgjigjen...
Burimi: Top-Channel.tv