Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tërmet me magnitudë 4.1 Rihter pranë Zakynthos
Një tërmet ndodhi mëngjesin herët të kësaj të premteje në ishullin e Zakinthos . Konkretisht, një dridhje sizmike me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 06:59, në Zakinthos, në një distancë prej 373 km në perëndim të Athinës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e dridhjeve ndodhet në zonën detare 108 km në perëndim-jugperëndim të Volimes, Zakinthos. Nuk ka njoftime për dëme.