Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tërmet i fuqishëm godet Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit – qytetarët zgjohen të tmerruar
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 24 qershor 2025, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth. Lëkundjet janë regjistruar në orën 05:04 me orën lokale, sipas të dhënave të publikuara nga EMSC (Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare). Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veriperëndim të Tiranës, në një thellësi 15 kilometra, çka e ka bërë lëkundjen të ndjehet fuqishëm nga banorët, veçanërisht në zonat urbane të Tiranës dhe Durrësit. Qytetarët janë zgjuar të tmerruar, ndërsa shumë prej tyre kanë dalë jashtë banesave në panik. Në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të EMSC janë regjistruar qindra komente nga qytetarë që e kanë ndjerë lëkundjen dhe që shprehen të tronditur...