Tërmet 5.4 ballë në Turqi, lëkundjet ndihen edhe në provincat përreth

Tërmet 5.4 ballë në Turqi, lëkundjet ndihen edhe në provincat përreth

Një tërmet me magnitudë 5.4 goditi distriktin Karakopru të Sanliurfës, në juglindje të Turqisë, në orën 10:40 sipas kohës lokale (07:40 GMT). Sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në Karakopru. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7.39 kilometrash (4.6 milje) nën sipërfaqe. Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat përreth. Guvernatori i Sanliurfës, Hasan Sildak, i tha Anadolu se, sipas vlerësimeve fillestare, nuk kishte raportime për viktima apo shembje strukturash në qytet. Sildak tha se ekipet po vijojnë inspektimet në zonë./AA