Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ndodhi herët në mëngjes, në orën 02:52, në veri të Evias. Epiqendra ishte 3 kilometra në lindje të Prokopit dhe thellësia fokale, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, ishte 14.4 kilometra. Pas dridhjes së parë u regjistruan tre lëkundje të vogla pasuese, me magnitudë nga 1.6 deri në 2 të shkallës Rihter. Dridhja u ndje si në Athinë ashtu edhe në Ftiotidë.
Burimi: Syri.net