Tërhiqet nga koalicioni aleati i ekstremit të djathtë, rrëzohet qeveria në Holandë

Tërhiqet nga koalicioni aleati i ekstremit të djathtë, rrëzohet qeveria në Holandë

Në Holandë qeveria ka rënë pas vetëm 11 muajsh në pushtet, pasi udhëheqësi i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni katërpalësh për shkak të mospajtimeve mbi politikat e emigracionit dhe azilit. Wilders, lideri i Partisë për Liri (PVV), që doli e para në zgjedhjet parlamentare të fundit, njoftoi se të gjithë ministrat e PVV-së do të largohen nga qeveria. Vendimi vjen pas një takimi të shkurtër me krerët e partive të tjera të koalicionit, ku sipas tij nuk pati dakordësi për planin e tij me dhjetë pika për ndalimin e emigracionit për qëllime azili. Udhëheqës të partive të tjera brenda koalicionit e kanë cilësuar lëvizjen e Wilders si të papërgjegjshme. Dilan Yeşilgöz, lidere e partisë liberale-konservatore, VVD, tha se...