Tërhiqet gazetarja që do drejtonte ‘Report në Rai 3’: Heq dorë nga prezantimi

Tërhiqet gazetarja që do drejtonte ‘Report në Rai 3’: Heq dorë nga prezantimi

Emisioni investigativ Report Rai 3 përballet me një tjetër zhvillim të rëndësishëm pas largimit të Sigfrido Ranuçi nga drejtimi i programit. Gazetarja Giulia Presutti, e cila ishte zgjedhur nga Rai si njëra prej dy bashkëdrejtuesve të rinj të programit, së bashku me Daniele Piervincenzi, ka vendosur të bëjë një hap pas dhe të tërhiqet nga detyra. Presutti ia ka komunikuar vendimin drejtorit të Departamentit të Programeve të Thelluara të Rai-t, Paolo Corsini, përmes një emaili. Në mesazhin e saj, Presutti shpjegon se vendimi vjen në një moment ‘kaq kompleks dhe delikat’ dhe se ajo shpreson që tërheqja e saj të ndihmojë programin që e ka formuar profesionalisht. ‘Bëj me dëshirë një hap pas, me shpresën se në këtë mënyrë do të ndihmoj programin që më...