Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Tërhiq e mos e këput”…., takim i ri mes Furlanit dhe Tares për drejtorin sportiv të Milanit
👁3431
Në këto ditë të Pashkëve, siç shkruan sot “Gazzetta dello Sport”, Milani dhe Igli Tare kanë pasur kontakte të reja telefonike. Sipas të përditshmes prestigjioze sportive italiane, së shpejti pritet të zhvillohet një takim i dytë mes palëve pas atij të javës së kaluar në Romë, ku administratori i deleguar i kuqezinjve, Giorgio Furlani, ishte takuar me ish-drejtorin sportiv të Lazios. Në takimin e parë, me karakter njohës, është folur për programet, idetë dhe filozofinë e punës në grup. Takimi ka zgjatur rreth 4 orë dhe, sipas raportimit, është prekur gjithashtu edhe çështja e pankinës kuqezi për sezonin e ardhshëm,...