Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ter Stegen bën rebelin, Barcelona e kërcënon me procedim disiplinor
Mund të zbutet tensioni i krijuar rreth çështjes së Marc-André Ter Stegen. Portieri i Barcelonës, i cili iu nënshtrua një operacioni në shpinë më 29 korrik, duhej të nënshkruante një dokument që do t’i dërgohej Komisionit Mjekësor të La Liga-s, me qëllim që klubi të merrte leje për të transferuar një portier të ri. Çështja qëndron te koha e rikuperimit të gjermanit. Sipas klubit katalanas, riaftësimi do të zgjaste 4-5 muaj, periudhë që do ta lejonte Barçën ta zëvendësonte zyrtarisht portierin në fjalë, por për Ter Stegen, rikthimi do të jetë i mundur brenda 3 muajsh, gjë që e bën të pamundur afrimin e një zëvendësuesi sipas rregullave të ligës. Kjo përplasje interpretimesh ka shkaktuar jo pak tension, pikërisht në ditën kur skuadra është kthyer...