Teodor Keko: Unë të kam dashur. Natën e mirë!

Teodor Keko: Unë të kam dashur. Natën e mirë!

Poezi nga Teodor Keko Kur dikush thote bri meje “Irenë”unë të kujtoj ty qetësisht.Bie një muzg e zverdh një vjeshtë,ca gjethe bien dhe shfaqesh ti. Nuk të harrova, megjithëse kurrës’të thashë: “Irenë, unë të dua!”Atëherë në zemer dyzimi – luftëpërfundimisht më mundi mua. Syri yt priste ta thyeja drojtjenplot ankth si fundin e nje gare.Po unë heshta. Prania jotema mjegullonte rrugën drejt fjalëve. Një ditë ti shkove. Veç në mesnatëshumë kohë në ëndërr më mbete.Kur gjumi varej mbi qepallë,magjepsëse uleshe pranë meje. Ku je vallë sot? Në ç’muzg e vjeshtë?Pa ty janë ëndrrat si shkretëtirë.Po ti qofsh e lumtur, Irenë, Irenë!Unë të kam dashur. Natën e mirë! ObserverKult *Titulli i origjinalit: “Ku vallë je sot?” —————————- Lexo edhe: BASHKËSHORTJA KUJTON TEODOR KEKON: KAM 19 VJET...