Tentuan të vrisnin “kapon” e drogës, Xhevdet Plakun, Apeli lë në fuqi dënimin me burg për 4 anëtarët e grupit

Tentuan të vrisnin “kapon” e drogës, Xhevdet Plakun, Apeli lë në fuqi dënimin me burg për 4 anëtarët e grupit

Apeli i Posaçëm  ka miratuar vendimin e Shkallës së parë për Dedan Gjoni, Algert Rapi, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni. Lë në fuqi dënimin me 5 vite burg për Rexhep Rapin, dhe 4.8 vite burg për Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni. Ata akuzohen se do të vrisnin Xhevdet Plakun. Prokuroria e Posaçme  në 2023 tha se plani për të vrarë të konsideruarin “kapo i drogës, Xhevdet Plaku, apo siç njihej ndryshe me nofkën “Akili” ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës.
Burimi: Javanews.al