Tentuan të korruptojnë policët për gjobat, procedohen 3 shoferë në Durrës dhe Kavajë

Tentuan të korruptojnë policët për gjobat, procedohen 3 shoferë në Durrës dhe Kavajë

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se u kanë ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore për të shmangur ndëshkimin për shkeljet e konstatuara. Sipas policisë, dy rastet janë regjistruar në Durrës dhe një në Kavajë. Tre drejtuesit, të moshave 30 deri në 47 vjeç, akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. DVP Durrës/ Njoftimi Policia Rrugore godet 3 raste të tentativës për mitëdhënie.  Procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh që iu ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative. Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë ndaluar disa drejtues automjetesh që janë konstatuar duke...