Tentoi të vriste një person/ Arrestohet në Greqi shqiptari me dy identitete, pritet ekstradimi

Tentoi të vriste një person/ Arrestohet në Greqi shqiptari me dy identitete, pritet ekstradimi

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Shqiptari me dy idenitete, Deni (Denis) Mecolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ai akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë 40 vjeçarin Ergys Shtylla duke e goditur me thikë. “Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët në Greqi, në kuadër të operacionit të...
Burimi: Gijotina.com