Tentoi të vrasë me armë një person në Velipojë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

Tentoi të vrasë me armë një person në Velipojë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

Një tjetër shtetas shqiptar është vënë në pranga falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Shtetasi K.L., 26 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një tentativë vrasjeje me armë zjarri, është lokalizuar dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur një vit më parë në fshatin Malikolaj të Velipojës, ku dyshohet se shtetasi K.L. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin E. P., për motive të dobëta. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për...
Burimi: Sot.com.al