Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tentoi të udhëtonte drejt Anglisë me pasaportë false greke, arrestohet 41-vjeçari gjeorgjian në Rinas
Një 41-vjeçar gjeorgjian është vënë në pranga në Rinas. Arrestimi i gjeorgjianit ka ardhur pasi ai tentoi të udhëtonte drejt Anglisë përmes aeroporitit të Rinasit me një pasaportë false. Të arrestuarit gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve iu gjet një pasaportë greke me të dhëna të një shtetasi grek dhe një boarding pass më të njëjtat të dhëna. Pas ekzaminimeve paraprake në laboraror, dyshohet se pasaporta është e falsifikuar. Njoftimi: Rinas Goditet një tjetër rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokument të falsifikuar. Vihet në pranga 1 shtetas gjeorgjian. Sekuestohet një pasaportë false. Shërbimet e Policisë Kufitare...