Tentoi të trafikonte drogë të fshehur në jastëk, arrestohet 35-vjeçari në pikën kufitare të Morinës

Tentoi të trafikonte drogë të fshehur në jastëk, arrestohet 35-vjeçari në pikën kufitare të Morinës

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të trafikonte pako me drogë në pikën kufitare të Morinës. Sipas uniformave blu, droga (kanabis) ishte fshehur në një jastëk. Gjatë kontrollit fizik, u sekuestruan 2 kilogramë e 227 gramë, si dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari. “Tentoi të trafikonte në Shqipëri, 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Sekuestrohen 2 pakot me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe...
Burimi: Top-Channel.tv