Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tentoi të përdhunonte fqinjën pas thyerjes së masës së sigurisë/ Arrestohet 55-vjeçari në Librazhd
Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një 55-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe kishte tentuar të përdhunonte fqinjen e tij. Shtetasi I.F. u lokalizua dhe u arrestua në fshatin Urakë, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd. “Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin I. F., 55 vjeç, për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’ dhe ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’,...