Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentoi të nxirrte rreth 48 mijë euro nga Shqipëria pa i deklaruar, arrestohet 54-vjeçari në Kakavijë
Një 54-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria përmes pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, 48 mijë e 400 euro pa i deklaruar. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove. Po ashtu Policia bën të ditur se 54-vjeçari është banues në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: PKK Kakavijë- Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 48 400 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave. Në vijim të punës...