Tentoi të korruptonte efektivët e policisë, procedohet penalisht 38-vjeçari në Sarandë

Tentoi të korruptonte efektivët e policisë, procedohet penalisht 38-vjeçari në Sarandë

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që e konstatuan në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari. Gjatë patrullimit në terren, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Komisariatit të Policisë Sarandë, konstatuan në rrugën “Lefter Talo” një automjet tip “BMW”, të ndaluar që pengonte qarkullimin normal të mjeteve të tjera. Gjatë veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., ka tentuar t’u japë punonjësve të Policisë shumën prej 50 eurosh, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor për shkeljen e konstatuar. Shtetasi L. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua në ambientet e Komisariatit të...
Burimi: Kohajone.com