Tentoi të hynte në Shqipëri me 26 mijë euro pa i deklaruar, ‘dështon’ plani i 35-vjeçarit

Tentoi të hynte në Shqipëri me 26 mijë euro pa i deklaruar, ‘dështon’ plani i 35-vjeçarit

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S. Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv