Tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’, Policia nxjerr jashtë vëzhguesit dhe mediat

Tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’, Policia nxjerr jashtë vëzhguesit dhe mediat

Situata te qendra e numërimit të votave te shkolla Sami Frashëri në Tiranë paraqitet tejet e tensionuar. A2 CNN ka siguruar pamjet, ku duket se efektivët e Policisë po nxjerrin jashtë ambienteve të numërimit të votave vëzhguesit, gazetarët dhe operatorët e mediave. Ende nuk dihen arsyet e kësaj situate të tensionuar, por kujtojmë se kjo lëvizje nuk është në përputhje me kodin zgjedhor.
Burimi: Javanews.al