Tensionet në rritje, Moska hakmerret ndaj Berlinit, paralajmëron mbylljen e qendrave kulturore gjermane në Rusi!
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov bëri me dije se Moska do të mbyllë qendrat kulturore gjermane në të gjithë vendin, përfshirë disa degë të Institutit “Goethe” në përgjigje të urdhrit të Gjermanisë për mbylljen e qendre kulturore “Shtëpia Ruse” në Berlin. Instituti “Goethe”, i financuar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, është një organizatë jofitimprurëse që promovon studimin e gjuhës gjermane. Njoftimi vjen pasi Gjermania vendosi sanksione ndaj Moskës këtë javë, përfshirë mbylljen e konsullatës së përgjithshme të Rusisë në Bon, duke akuzuar Moskën për një tentativë sulmi hibrid në aeroportin e Lajpcigut muajin e kaluar, ku u gjet një dron i ngarkuar me eksploziv. Rusia i cilësoi akuzat e Berlinit si të pabaza dhe absurde. “Gjermanët kanë degë të Institutit “Goethe” në...
Burimi:
javanews.al