Tensionet në protestë, protestuesit bllokojnë dhe shkatërojnë automjetin e policisë
FOTO TIRANË- Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shoqëruar me incidente të njëpasnjëshme, ku protestuesit kanë bllokuar dhe dëmtuar një automjet të Policisë së Shtetit. Gjatë tubimit, demonstruesit kanë sulmuar disa institucione, mes tyre Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Tiranës, ku janë regjistruar dëmtime dhe zjarre. Për disa orë, protestuesit qëndruan edhe pranë Kryeministrisë, ku pati përplasje me forcat e policisë. Në përgjigje të situatës së tensionuar, efektivët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën./ZËRI
Burimi:
zeri.ai