Tensionet në protestë, Macron paralajmëron protestuesit: Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë
Policia dhe protestuesit u përleshën dhunshëm të shtunën në Paris dhe në qytete të tjera të Francës, ndërsa gjysmë milioni njerëz marshuan kundër rritjes së vrullshme të inflacionit. Njërit prej demonstruesve iu këput dora nga një shpërthim, pati disa zjarre dhe dhjetëra dyqane u plaçkitën nga grabitësit.Trazirat e përhapura vijnë pas disa javësh protestash studentore dhe e thellojnë pasigurinë politike në Francë, ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet që do të mbahen pas gjashtë muajsh, për të zgjedhur pasardhësin e presidentit Emmanuel Macron.“Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë. Ata që kanë shkatërruar, kanë sulmuar prefekturat dhe bizneset, madje kanë plaçkitur edhe bashkitë tona, do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen”, shkroi Macron vonë të shtunën në një postim në platformën X. “Shpreh...
Burimi:
javanews.al