Tensionet në protestë, 11 persona morën mjekim në spitale pas dëmtimeve, 4 prej tyre efektivë të Policisë!
Shtatë persona, mes tyre tre protestues dhe katër efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim mjekësor në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë. Sipas përditësimit të orës 18:40, të gjithë personat e paraqitur në urgjencë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël. Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet e ditur se katër protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin shëndetësor në mënyrë ambulatore.
Burimi:
javanews.al