Tensionet në protesta, reagon Begaj: Respektoni ligjin, jam i hapur për dialog

Tensionet në protesta, reagon Begaj: Respektoni ligjin, jam i hapur për dialog

  Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar për përshkallëzimin e protestave duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Kreu i Shtetit thekson se dhuna nuk mund të jetë mënyrë për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa edhe përdorimi i forcës nga policia duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit. “Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje”, shkruan Begaj. Presidenti nënvizoi se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një nga parimet themelore të demokracisë dhe se shteti ka detyrimin ta garantojë atë. Megjithatë, ai theksoi se kjo e drejtë nuk duhet të shoqërohet me akte dhune dhe se ndërhyrjet e policisë...