Tensionet në Lindjen e Mesme, presidenti Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

Tensionet në Lindjen e Mesme, presidenti Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar luftën Izrael-Iran, shkruan Axios. Më herët Trump, tha se dëshironte një “fund të vërtetë” të problemit bërthamor me Iranin, ku ky i fundit do të hiqte dorë plotësisht” nga armët bërthamore, sipas komenteve të postuara nga një gazetar i CBS News në X. Trump i bëri komentet gjatë largimit të tij në mesnatë nga Kanadaja, ku mori pjesë në samitin e Grupit të Shtatë kombeve të hënën, tha gazetari i CBS News. Trump parashikoi se Izraeli nuk do t’i ngadalësonte sulmet e tij ndaj Iranit.
Burimi: Vizionplus.tv