Tensione, vezë dhe ‘pritë’ Iris Luarasit, reagon Rama dhe i përgjigjet PDE: Sjellje e neveritshme, a nuk ju vjen turp
edi rama-pamje nga incidenti i luarasit TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve dhe incidenteve të krijuara një ditë më parë jashtë Kuvendit, ku protestuesit tentuan të pengonin hyrjen e deputetëve në sallë, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Përmes nje postimi në platformën "X", Rama ka publikuar një video nga incidenti ku deputetja socialiste Iris Luarasi u përball me një grup protestuesish, ndërsa në reagimin e tij i është përgjigjur edhe Partisë Demokratike Europiane lidhur me qëndrimin e saj për protestën. Rama kundërshton cilësimin e këtyre episodeve si “mospajtim demokratik”, duke theksuar se deputetët shqiptarë, nga e djathta në të majtë, u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike, përfshirë hedhjen e vezëve dhe gurëve, teksa përpiqeshin të hynin në vendin e tyre të punës....
Burimi:
zeri.ai