Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

Tensione janë shënuar te protesta para Ministrisë së Arsimit, pas ardhjes së militantëve të PD-së. “Nuk përfaqësoni studentët”, tha një protestues. Studentët refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët në protestë. Pas një ore qëndrimi para Kryeministrisë, militantët e PD-së marshuan drejt Ministrisë së Arsimit me një pankartë ku shkruhej “Bashkimi bën fuqinë”. Para ministrisë, ku studentët kishin paralajmëruar tubimin në orën 14:00, u dëgjuan thirrjet “Berisha në burg” dhe “Poshtë komunistët”. Më herët, para Kryeministrisë, thirrja “Berisha në burg” irritoi militantët demokratë, të cilët sulmuan fizikisht një qytetar. Njëri prej tyre e qëlloi me shpullë në kokë. Pas përplasjes, deputeti i PD-së Klevis Balliu e quajti qytetarin “provokator të qeverisë” dhe akuzoi policinë se e kishte sjellë në protestë. Protesta e PD-së ishte paralajmëruar për...