Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Kamboxhia dhe Tajlanda kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime urgjente për armëpushim, pas disa ditësh përleshjesh të ashpra ndërkufitare që kanë shkaktuar viktima dhe evakuime masive, bëri të ditur Presidenti amerikan Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se kishte komunikuar me udhëheqësit e të dy vendeve, Kryeministrin kamboxhian Hun Manet dhe Kryeministrin në detyrë të Tajlandës, Phumtham Wechayachai, duke theksuar se të dy palët kanë shprehur gatishmëri për “të punuar shpejt për një armëpushim dhe, në fund të fundit, për paqe”. Trump shtoi se përpjekjet për paqe janë të lidhura me interesat tregtare: “Ata gjithashtu po...